Alibeaj: KLP i kapur politikisht, Rama bllokon SPAK se ka frikë

Ish deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj është i bindur se institucioni i Këshillit të Lartë të Prokurorisë është i kapur politikisht.

“KLP e sotme, kam qenë i sigurt më parë, tani u provua se është totalisht e kapur politikisht, që nga kreu i saj. Asnjëri nga ata aty nuk del dot tej tutelës politike që i vendos kryeministri për ta ngritur një orë e më parë. “, tha Alibeaj në Ora News.

Ish ministri i Drejtësisë shtoi se SPAK nuk mund të ngrihet me 8 prokurorë. Por ajo që e tremb atë është fakti se vetë kryeministri Edi Rama që nuk do institucioni të ngrihet.

“SPAK nuk ngrihet dot me 8 anëtarë. Sipas Kushtetutës dhe sipas ligjit të shkruar nga këta vet numri minimal duhet të jetë 10. Nga ata 10 duhet të zgjidhet kryeprokurori i SPAK e të vazhdojë procesi. Nuk është se nuk kanë pamundësi. Nuk kanë vullnet për ta ngritur. Pse nuk duan ta ngrenë? Sepse i ka ardhur fundi pushteti i ka kapur paranoja”, shpjegoi ai.