Flash News

KRYESORE

Alibeaj: Po pengohet drejtësia, Rama po mbron Tahirin

Alibeaj: Po pengohet drejtësia, Rama po mbron Tahirin

I ftuar në  “News 24” deputeti i Partisë Demokratike Enkeled Alibeaj, njëkohësisht dhe anëtarë i Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit ka folur në lidhje me ndërprerjen e seancës së sotme të cilën e konsideron të paligjshme.

Gjithashtu ai ka deklaruar se aleanca Rama-Tahiri po pengon Prokurorinë të zbardh të vërtetën. Ndërsa për shprehjen e përsëritur të Tahirit “Nuk keni Parë asgjë akoma” Alibeaj shprehet se nuk i interesojnë batutat e ish-ministrit dhe i vë rëndësi fatit të shqiptarëve.

“Ne ishim të gatshëm të qëndronim deri në mesnatë, por seanca duhet të përfundonte sot. Ne u deklaruam se duhet të vazhdojmë se është e ngutshme. Shtyrja e mbledhjes nuk u hodh në votim. Rama është në aleancë me Tahirin për t’u bërë pengesë për drejtësinë. Sot nuk u bë gjë tjetër veçse i dhanë privilegjin Tahirit për t’u mbrojtur. Në lojë është fati i gjithë shqiptarëve dhe jo fati Tahirit.

Unë nuk merakosem shumë për batuat apo për shantazhet reciproke që ka Rama me Tahirin apo me të tjerët. Sot ka një gjë që është themelore, pra fati i shqiptarëve. Ata mund të kenë dhe thikat me njëri-tjetrin, por kjo sot nuk ka rëndësi. Zgjedhja e vetme është që drejtësia të bëjë punën e saj. Rama mbron Tahirin”,- u shpreh deputeti demokrat.

Ndërsa për atë se çfarë u fol në  mbledhje me dyer të mbyllura ai deklaron se Prokuroria paraqiti prova që përbëjnë sekret hetimor.

“Janë paraqitur prova sekrete nga ana e Prokurorisë. Sot i është dhënë privilegj Tahirit për t’u mbrojtur. Mazhoranca bllokoi vijimin e procedimit, ndërsa pyetjet e Tahirit ishin në shkelje të rregullores. Sipas rregullores pyetjet ndaj Prokurorisë duhet të bëhen më shkrim”- tha Alibeaj.   

Të fundit