Flash News

KRYESORE

Alizoti për kreun e SPAK-ut: Hetuesit e diktaturës kanë qenë figura më e urryer

Alizoti për kreun e SPAK-ut: Hetuesit e diktaturës kanë qenë

Anëtari i kryesisë së PD-së Tomor Alizoti reagoi pas publikimit të një procesverbali nga Ish-kreu i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa që tregonte se drejtuesi i SPAK-ut, Arben Kraja ka qenë hetues në kohën e komunizmit. Alizoti, ish i përndjekur politik deklaroi në Abc news se hetuesit ishin monstra që torturonin njerëz.

“Hetuesi në kohën e diktaturës ka qenë figura më e urryer, jo vetëm për njerëzit, por ishte i frikshëm për këdo. Kujtoj që kur tim atë e çuan në hetuesi rrobat i kishte me gjak. Në atë kohë burgu ishte një përrallë para hetuesisë. Shoqërisë shqiptare mund t’i bëjnë drejtësi djem që kanë studiuar në Evropë. Nëse është hetues është një turp për shoqërinë shqiptare.

Hetuesi ishte qeni i diktaturës, kafshonte këdo. Është një tmerr që modeli më i keq i shoqërisë të edukojë shoqërinë shqiptare. Hetuesit janë monstra, logjikisht bie e gjithë teza, nëse ky dokument është i vërtetë, është një element që ka rënë. Kemi një simbol, nuk mund të marrin më të keqen tonën dhe të bëjë SPAK”, tha Alizoti.

Ndërsa Shengenin Ballkanik ai e quajti turp për vendin.

“Si ka mundësi në Tiranë të mblidhen shtetet sllave dhe të mos vijë vendi i cili ka sakrifikuar në një masë galoponte për të themeluar shtetin shqiptar. Sot ky takim të zhvillohet pa Kosovën është e turpshme.”

Të fundit