Flash News

KRYESORE

Alket Hyseni i PS-së i del kundër Mirela Kumbaros: Ndërprisni menjëherë punimet në Butrint!

Alket Hyseni i PS-së i del kundër Mirela Kumbaros: Ndërprisni

Punimet që po zhvillohen në Butrint, zonë e mbrojtur nga UNESCO, kanë ngjallur reagime të shumta në mbarë opinionin publik, por edhe brenda socialistëve.

Sot, në mbledhjen e Komisionit të Medias, ka qenë pikërisht deputeti i PS-së, Alket Hyseni i cili kërkon që të ndërpriten menjëherë punimet.

“Shqetësimi real prek interesin e qytetarëve. Të ndërpriten punimet”, u shpreh Hyseni.

Po ashtu dhe kryetarja e grupit, Albana Vokshi e konsideron si të paprecedent ndalimin e gazetarëve për të filmuar në këtë zonë.

“Kush është ai personi që me urdhër nga lart pengon një qytetar të filmojë?! Merrni një deklaratë Unionit të Gazetarëve, dhe unë nuk mendoj se ata nuk i dinë këto rregulla. Po disinformoni”, i është drejtuar Vokshi Kumbaros.

“Unë nuk jam duke disinformuar, ai nuk ka lejen..”, u shpreh ndër të tjera Kumbaro.

Të fundit