Flash News

KRYESORE

Alketa humb avionin, kush do të moderojë sonte "Dance With Me"

Alketa humb avionin, kush do të moderojë sonte "Dance With
Alketa Vejsiu, përveçse moderatore disa emisioneve televizive, ajo është dhe një biznesmene e suksesshme. Prandaj është gjatë gjithë kohës nëpër udhëtime të ndryshme. Këtë fundjave ajo ka qenë jashtë Shqipërie, por i ka ndodhur një incident i vogël që mund të prishë rrjedhën e emisionit të përjavshëm që transmetohet çdo të hënë në Tv Klan. Alketa Vejsiu ndodhet në Florence të Italisë dhe ajo ka humbur avionin. Në një foto që ka postuar në Instagram, Alketa ka treguar që ka humbur avionin dhe foton e shoqëron me shkrimin: “Kam humbur avionin dhe se di si i bëhet për sonte në darkë! Kush do ta prezantojë programin?” Ende nuk dihet se çfarë do ndodhë sonte me emisionin por ndoshta deri në darkë, Alketa do arrijë të vijë me fluturimin e radhës. Ose për herë të parë dikush nga konkurrentët do marrë në dorë 'timonin' e prezantimit të këtij reality show.
 
View this post on Instagram
 

Kam humbur avionin dhe se di si i behet per sonte ne darke! Kush do ta prezantoje programin????

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on

Të fundit