Flash News

KRYESORE

Alketa Vejsiu konfirmon programin e ri televiziv dhe fton dy vëllezërit për ta moderuar

Alketa Vejsiu konfirmon programin e ri televiziv dhe fton dy

Mbrëmjen e djeshme ka nisur dhe edicioni i pestë i “Dance With Me Albania”. Që dje kanë nisur dhe lajmet e para mbi këtë format dhe për atë se çfarë thuhet në program.

Alketa Vejsiu, që në puntatën e parë, tregoi për publikun për projektin e ri që pritet të nisë së shpejti në ekranin e Klan-it. Bëhet fjalë për reality show-n “The Farm” që do të nisë së shpejti dhe mesa duket Alketa kërkon të ‘rekrutojë’ dhe prezantues të rinj për këtë format.

Pasi ftoi mbrëmë në skenë dy vëllezërit binjakë Romeo dhe Donald Veshajn, ajo u tha atyre:

 “Një produksion si “The farm”, p.sh, do ta pranonit ju ta prezantonit me mua?”, i pyeti ajo Donaldin dhe Romeon.

“A do ta pranonim?” – pyeti Romeo, por pa pritur përgjigje: “Presim vizitorët…”

Të fundit