Flash News

KRYESORE

Alketa Vejsiu reagon për debatin e "Tarameles": Në këtë vend s`ka dyshim

Alketa Vejsiu reagon për debatin e "Tarameles": Në
Prej disa ditësh, Alketa Vejsiu është vënë në qendër të debateve të ndjekësve të saj në fillim e më pas kolegët dhe psikologët. Nisma e saj për të ndihmuar Xheisonin, të cilin ajo e thërret "Taramele" edhe pse i vogli nga Mushqetaja nuk është dakord,  ka hasur dhe në kundërshti pavarësisht dëshirës së mirë të shqiptarëve për ta ndihmuar një nga fëmijët më të spikatur të "Në kurthin e Piter Pan". Dje ishte gazetarja Ola Bruko që reagoi duke renditur disa kritika për Alketën dhe produksionin. Ndërkohë reagime të shumta ka pasur edhe për mënyrën sesi është trajtuar komplet rasti i Xhesionit që nga fillimi i emisionit e deri tani. Ndërkohë Alketa nga ana e saj ka vendosur të përgjigjet më të mirë, siç bën gjithmonë. Ajo përpiqet të mos bëhet pjese e debateve publike dhe gjithnjë kërkon t`i përshtatet shprehjes: "unë me bukë e ti me gurë". Por me gjithë përpjekjen e saj, Alketa kësaj radhe ka hasur në shumë reagime negative. Pavarësisht se Xheisonin e duan shumë dhe të gjithë shpresojnë që me të vërtetë jeta e tij të ndryshojë, por jo në këtë mënyrë siç produksioni po e trajton. Të paktën këtë kanë artikuluar në përgjithësi shumë figura të njohur në Shqipëri. Ndërkohë, Alketa shkruan në postimin e radhës: E mira fiton gjithmone! Ne kete vend s’ka dyshim, ka shume me shume njerez te mire sec mendojme te gjithe ne! Faleminderit️ Zoti ju Bekofte!

Të fundit