Alketa Vjesiu pendohet për veçimin që i bëri Elvanës në raport me Arilenën: Nuk duhet të reagoja ashtu

“Festivali i Këngës në RTSH”  që në fillim ka ngjallur shumë debate, që kulmoi me debatin e madh mes fitueses së këtij festivali, Arilenës dhe pretendentes për të fituar, Elvanës.

Alketa Vejsiu, prezantuese e këtij festivali, ka folur sërish dhe ka treguar më shumë mbi reagimet e saj pas festivalit të këngës.

E ftuar në emisionin “Ilva Noë” moderatorja tregoi për herë të parë se u pendua që bëri veçimin mes Arilena Arës dhe Elvana Gjatës pas përfundimit të festivalit.

 “Mund të isha rezervuar dhe mund ta kisha shmangur, s’është e mirë se bëri një ndarje të publikut. Boll të ndarë janë shqiptarët për shkaqe të tjera. Unë nuk bëj politikë, por art”, tha  moderatorja.

E ndërsa për marrëdhënien me regjisoren Vera Grabocka, nëse pati një krizë mes tyre. Alketa u shpreh duke thënë:

“Pati diskutime. Eksperienca e Verës dhe dëshira ime për ovacion pati përplasje”.