Flash News

KRYESORE

‘Allahu Akbar’, sulm me thikë në Paris, dy të vdekur dhe një i plagosur

Dy të vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një sulmi me thikë në Paris.

Mediat franceze raportojnë se një person ka sulmuar me thikë disa persona në rrugë, duke lënë të vdekur njërin prej tyre dhe duke plagosur një tjetër.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes menjëherë dhe ka qëlluar për vdekje edhe autorin, i cili pas sulmit ka thirrur ‘Allahu akbar’.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen Trappes. Sipas mediave vendase autori, një 37-vjeçar njihej nga policia si një ish i dënuar për mbështetjen e terrorizmit. Policia po heton mbi ngjarjen.

Të fundit