Flash News

KRYESORE

Allegri këshillë Milanit: Mos u bazo te 'çunat' e bukur!

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka folur për "Corriere della Sera". Ai ka prekur shumë çështje të rëndësishme në futbollin europian, ndërsa kujton fjalët që i tha Marco Giampaolos para se të merrte Milanin.

"Ishim bashkë për drekë dhe duke biseduar për futboll i thashë Giampaolos: Marco, nuk të jap këshilla, por një gjë po ta them. Je te Milani tani, nuk është privilegj i të gjithëve. Mos bëj një skuadër çunash të bukur sepse do të çajnë në dysh kundërshtarët. Nuk është stadium "San Siro" për të bërë shaka me këto gjëra. Do një fantazist qendre? Nuk është Suso".

"Por, Suso është një futbollist i bukur. Sintetizo, përshtatu. Futbolli është i të gjithëve. Nëse nuk ke një regjizor në mesin e fushës ashtu si do ti, nuk të ndalon dot askush të luash me dy mesfushorë që prishin aksione në qendër. E rëndësishme është cilësia e futbollistëve. Aty trajneri nuk duhet të bëjë kompromis, te kompetenca e vërtetë e drejtuesve, që është problemi i futbollit tonë".

Të fundit