Flash News

KRYESORE

Allegri nuk mban më, 4 oferta në tryezë

Allegri nuk mban më, 4 oferta në tryezë

Max Allegri nuk ka marrë drejtimin e një ekipi që pas largimit nga skuadra e Juventusit. Ai ka qenë më shumë opinionist dhe në hije nga futbolli aktiv. Periudha e pushimit duket se do të marrë fund në verë.

Tekniku nga Livorno ka 4 mundësi në tavolinë dhe duhet të zgjedhë me kujdes se cilin ekip do të marrë në merkato e ardhshme. Manchester United, PSG, Milani dhe Roma duan ta bindin që t'i drejtojë.

Anglezët mbetën në "pole position", pasi drejtuesit janë të zhgënjyer nga Ole Gunnar Solskjaer dhe duan të afrojnë trajnerin italian. PSG e do për të fituar Championsin, ndërsa Milanin dhe Roma për projektin e tyre të rindërtimit.

Të fundit