Flash News

KRYESORE

Allegri zbulon ekipin e preferuar: I papërsëritshëm!

Allegri zbulon ekipin e preferuar: I papërsëritshëm!

Trajneri Max Allegri ka folur për ekipin që luante më bukur futboll dhe mendon se askush nuk mund të arrijë në nivelin e Barcelonës së Pep Guardiolës. Ai e pranon se askush nuk mund ta bëjë, pasi karakteristikat e Xavit, Iniestës dhe Messit ishin të veçanta.

 “Kur Pep drejtonte Barcelonën, filozofia e tij ishte të reagonte ndaj humbjes së topit, ta rimerrte atë menjëherë, ta kontrollonte, sepse kishte Xavi, Messi dhe Iniesta. Dhe kur vendoseshin në kontakt me topin, ata dinin edhe të shënonin. Manchester City luan një futboll shumë të ndryshëm, sepse Pep është inteligjent dhe i sheh karakteristikat e lojtarëve të tij.

"Barça e tij ishte unike dhe nuk mund të përsëritet, nuk është pjesë e futbollit normal. Ai kishte lojtarë të jashtëzakonshëm dhe askush nuk do ta luajë përsëri atë futboll. Ne u përpoqëm të kopjonim diçka që nuk ekzistonte! Ekziston vetëm një Messi, që mund të driblojë tetë kundërshtarë”.

Të fundit