Flash News

KRYESORE

Allegrin e duan Milani, Tottenham dhe United; tekniku merr vendimin

Allegrin e duan Milani, Tottenham dhe United; tekniku merr vendimin

Trajneri Massimiliano Allegri ka marrë një vendim për të ardhmen e tij. Edhe pse kërkohet nga disa klube të nivelit botëror, ish-tekniku i Juventusit ka vendosur që të mos nxitohet.

Me paraqitjet e dobëta të Milanit këtë sezon, është spekuluar se Allegri mund të jetë pasuesi i Giampaolos, por duket se nuk do të jetë kështu. Tekniku do që të kalojë një vit me familjen dhe më pas të rinisë një aventurë tjetër në futboll.

Milani është vetëm njëra nga alternativat e Allegrit. Për të kanë interes edhe klube si Tottenham dhe Manchester United, ngaqë nuk po kanë sukses me skuadrat respektive.

Të fundit