Flash News

KRYESORE

Altin Basha largohet nga “Portokalli”?

Altin Basha largohet nga “Portokalli”?

Regjisori i “Portokalli-së” Altin Basha,  fitoi çmimin si ‘regjisor i vitit’ për shfaqjen ‘Made in Albania’ në ndarjen e çmimeve ‘Kult’. Pas marrjes së çmimit ai është shprehur se momentalisht po jeton mes dy botëve: të teatrit dhe të televizionit.

“Për momentin, jam pak i zënë ngusht sepse jetoj mes dy botëve. Televizioni më merr kohën më të madhe tani për tani, por besoj se ka ardhur koha t'i rikthehem dashurisë time më të madhe, teatrit”- ka thënë Altin Basha, shkruan Blitz.al. Deklarata e tij e fundit ngjall dyshime se Basha do të heq dorë nga ‘Portokalli’.

Gjithësesi mbetet për t’u parë vendimi që do marrë Altin Basha.

 

Të fundit