Flash News

KRYESORE

Altin Qato largohet nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit, e zëvendëson shefi që arrestoi Dritan Dajtin

Altin Qato largohet nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit, e

Altin Qato është larguar nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit, post të cilin mbante që prej tetorit të 2017-s.

Kujtojmë që Qato u ngarkua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në atë kohë Haki Çako që të riorganizonte nga e para Drejtorinë e Policisë Elbasan, drejtuesit e së cilës u shkarkuan pas përplasjes së makinës së policisë pranë tregut agro-ushqimor në Elbasan në vitin 2017.

Ai është zëvendësuar nga Arjan Muça.

Muça, shef i Njësisë Operacionale të Policisë së Shtetit që në kohën e qeverisjes së Sali Berishës drejtori operacionin arrestimit të Dritan Dajtit gushtin e 2009-ës kur u vranë katër efektivë të policisë në Durrës.

Të fundit