Flash News

KRYESORE

Aludohet se Hande u nda nga ish-partneri për shkak të aktorit Kerem Bursin, flet këngëtari

Ndarja e aktores Hande Erçel nga këngëtari Murat Dalkiliç është kthyer në një nga temat më të diskutuara në mediat turke por jo vetëm. Seriali "Sen Çal Kapımı" në të cilën Hande është protagoniste, është një nga më të ndjekurit për momentin, edhe në shtete të tjera përveç Turqisë.
 
View this post on Instagram
 

Sessizce bio'daki linke tıklayıp son bölümü izleyelim. #EdSer 😍 #SenÇalKapımı @foxturkiye

A post shared by Sen Çal Kapımı (@sencalkapimi) on

Kimia që kanë Hande dhe Kerem Bursin, protagonisti me të cilin ajo luan në këtë serial, është komentuar gjatë. Dyshja kanë një lidhje shumë të ngushtë edhe jashtë kamerave dhe kjo ka shtuar akoma më shumë dyshimet se mund të jenë në një lidhje dhe që është pikërisht kjo arsyeja pse Hande Erçel është ndarë nga i fejuari i saj. Vetë Kerem e mohoi që këto lajme të ishin të vërteta duke u shprehur se puthjet mes tyre kanë ndodhur sepse kështu shkruhet në skenar dhe asgjë më shumë. Ndërkohë Hande kur u ndal së fundmi nga gazetarët dhe u pyet për Keremin, u largua papritur duke bërë të dyshohet se lajmet mund të kenë qenë të vërteta. Rreth kësaj situate ka reaguar edhe vetë ish-partneri i Handes, Murati. Ai ishte i ftuar në një emision ku u pyet nëse Kerem është bërë shkak për ndarjen e tyre. “Sigurisht që nuk ka të bëjë fare me të”-u përgjigj Murat.

Të fundit