Flash News

KRYESORE

AMA i tërheq vëmendjen emisionit “E Diela Shqiptare”: Denigruat figurën e Dëshmorit të Atdheut

AMA i tërheq vëmendjen emisionit “E Diela Shqiptare”:

Autoriteti i Mediave Audiovizive në mbledhjen e rradhës i ka tërhequr vëmëndjen rubrikës së emisionit “E Diela Shqiptare”, “Be Coffe” pas përfshirjes së dëshmorit Mujo Ulqinaku në një skeç humori.

Sipas një deklarate të lëshuar për mediat AMA, ka konstatuar se në emisionin e datës 3 Shkurt 2019, dëshmori i atdheut ka marrë vlerësime të papërshtatëshme dhe joetike nga autorët dhe aktorët e rubrikës humoristike.

“Akti i rezistencës dhe kontributi me sakrificën më sublime nga dëshmori Mujo Ulqinaku në momente tragjike për vendin, dukshëm ka marrë vlerësime të papërshtatshme dhe joetike nga autorët dhe aktorët e materialit humoristik. Përmendja me emër dhe mbiemër e tij në një krijim artistik dhe karakterizimi me nota qesharake e cinike shkojnë në favor të denigrimit për ata që konkretisht kontribuuan në mbrojtje të atdheut”, shprehet AMA në deklaratën për shtyp ndaj emisionit të TV Klan.

Autoriteti gjithashtu ka kërkuar që të mos tejkalohen normat etike që mund të shkaktojnë reagime jo të mira për publikun, sidomos për imazhet kombëtare dhe historike të vendit, duke i bërë thirrje gjithashtu mediave të mos nënvlerësojnë personazhet e historisë së kombit shqiptar.

Të fundit