Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
‘Aman mos e thoni këtë’/ Komisioneri i BE për Menaxhimin e Krizave këshillon Ramën për ndërtimet e reja
Kryeministri Rama ndodhet në Durrës ku po zhvillon një takim me komisionerin e ri europian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič.
Në këtë takim është folur për situatën pas tërmetit që goditi vendin më 26 nëntor.
Ndërsa ka dëgjuar fjalën e kryeministrit për bilancin e dëmeve dhe planin për rindërtimin e zonave të prekura, komisioneri europian ka tërhequr vëmendjen për më tepër kujdes lidhur me rindërtimet, duke theksuar se tërmete mund të ketë sërish.
“Do t’ju inkurajoja që të shihnit këtë pjesë të rindërtimit në një këndvështrim më të gjerë duke përfshirë edhe përmirësime në fushën e parandalimit dhe parapërgatitjes, dikur dhe do zoti sa më larg të jetë e mundur por do të ketë tërmete”- tha ai.
Nuk ka vonuar përgjigjja e kryeministrit i cili ka thënë:
“Aman ju lutem mos e thoni se do të ngelet në lajme, jo nuk do të ketë tërmete fare. Natyra bën të sajën por ajo që thatë ju në lidhje me planin është tërësisht thelbësore, kemi pasur përmbytje që kanë shkaktuar dëme të mëdha, edhe ato janë fatkeqësi natyrore, e do të ishte mendjelehtësi nëse nuk do ta mendonim. Njerëzit janë shumë të tensionuar dhe nën presion”.