Flash News

KRYESORE

Amaneti i Robert Elsie: Dua të prehem në Shqipëri!

Shkrimtarja dhe poetja Flutura Açkla sjell lajmin e hidhur, atë të ndarjes nga jeta të albanolugut të shquar Robert Elsie. Njëherësh ajo i dërgon një letër Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, dhe Kryeministrit, Edi Rama, për amanetin e tij: “Dua të prehem në Shqipëri”:

"Zonja Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës,

Zoti Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

Robert Elsie dëshironte të prehej në Shqipëri, bëjeni të mundur këtë! Dhe me të gjitha nderimet që meriton.

Miq! Ikja sot e albanologut, studiuesit, përkthyesit, hulumtuesit, njeriut të të gjitha përmasave të letrave, njeriut që e dashuroi Shqipërinë si asnjë i huaj tjetër, Robert Elsie, është një nga humbjet më të mëdha për kulturën shqiptare. Një akademi që ecte, një nga njerëzit që punoi i vetëm aq sa institute nuk mundën dot, e la në mes e të pakryer kështjellën letrare të tij ku strehonte kultur;en shqiptare. Ai la pas një vepër të jashtëzakonshme dhe të pazëvendësueshme. Ne shqiptarët e sotëm mbase nuk do ta dimë mjaftueshëm kush është Robert Elsie, letrat shqipe sot mbase prej shkujdesjes, nuk e kanë patur vëmendjen e duhur ndaj këtij titani letrash, por brezat që do të vijnë, do ta kuptojnë që ky njeri i thjeshtë dhe jashtëzakonisht punëtor - një nga njerëzit më punëtorë të letrave që kam njohur - i ka bërë të tillë shërbim kulturës shqiptare, që ajo sot duhet të ndihet në zi. Kultura shqiptare është sot në zi. Vepra e këtij njeriu modes në natyrën e tij njerëzore, por e papërmasë si pasuri për ne, ka qenë engjëlli i vërtetë mbrojtës dhe i pazëvendësueshëm për kulturën shqiptare.

Si shkrimtare shqiptare, si mike e tij, si shqiptare do të isha e lumtur që Atdheu im do të bëjë një vend për këtë njeri të pazëvendësueshëm, dhe shqiptarët të kenë mundësi ta kenë plotësisht të tyrin Robert Elsien. Pushofsh në paqe mik i vyer!"

***

Kush ishte albanologu i shquar Robert Elsie?

Robert Elsie u nda sot nga jeta, në moshën 67-vjeçare. Ai ishte një studiuesit e palodhur, i specializuar në letërsinë dhe folklorin shqiptar, një albanolog i shquar, kontributi i të cilit është mjaft i vyer. Vdekja e tij është vërtet një humbje e madhe për albanoligjinë. U lind më 29 qershor 1950 në Vancouver, British Columbia, Kanada, Elsie studioi në Universitetin e British Columbia, diplomuar në vitin 1972 me një diplomë në Studime Klasiake dhe Gjuhësi. Në vitet në vijim, ai vazhdoi studimet e tij pasuniversitare në Universitetin e Lirë të Berlinit, në Ecole Pratique des Hautes Études dhe në Universitetin e Parisit IV: Paris-Sorbonne, në Institutin e Dublinit për Studime të Avancuara në Irlandë dhe në Universitetin e Bonit, ku mbaroi doktoratën e tij në Gjuhësi dhe Studime Celtike më 1978 në Institutin e Gjuhësisë.

Prej vitit 1978, Elsie vizitoi disa herë Shqipërinë me një grup studentësh dhe profesorësh të Universitetit të Bonit. Për disa vite, ai gjithashtu mori pjesë në Seminarin Ndërkombëtar mbi Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqipe, mbajtur në Prishtinë, Kosovë. Nga viti 1982 deri në vitin 1987 punoi për Ministrinë Gjermane të Punëve të Jashtme në Bon dhe nga viti 2002 deri në vitin 2013 për Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë në Hagë, në veçanti si përkthyes për disa raste të përmendura, duke përfshirë gjykimin e Sllobodan Millosheviqit . Si përkthyes Robert Elsie i ofron lexuesit "një përzgjedhje të këngëve nga cikli më i njohur i vargut epik shqiptar". 

Elsie ishte shkrimtar, përkthyes, dhe specialist në studimet shqiptare, është autor i shumë librave dhe artikujve, duke u përqendruar në aspekte të ndryshme të kulturës dhe të çështjeve shqiptare.

Përmbledhje e veprave të tij shkencore

Në fushën e albanologjisë, Robert Elsie i është kushtuar fillimisht letërsisë shqiptare. Ndër botime të hershme të tij janë: Dictionary of Albanian Literature (Fjalor i letërsisë shqiptare), Uestport (Westport), Konektikat 1986, dhe History of Albanian Literature(Histori e letërsisë shqiptare), Boulder, Colorado 1995, në dy vëllime. Kjo vepër e fundit doli në shqip me titullin Histori e letërsisë shqiptare, Pejë 1997, dhe polonisht me titullin Zarys historii literatury albanskiej (Pasqyra e historisë së letërsisë shqiptare), Torunj 2004. Ai ka botuar gjithashtu përkthime letrare në anglisht dhe gjermanisht, siç janë për shembull në vëllimin e UNESCO-s An Elusive Eagle Soars: Anthology of Modern Albanian Poetry (Një shqiponje e arratisur fluturon: antologji e poezisë bashkëkohore shqiptare), Londër 1993; Albanian Folktales and Legends (Përralla dhe legjenda shqiptare), Tiranë 1994; veprat poetike të poetit Migjeni (1911-1938) përkthyer në anglisht në vëllimin Free Verse (Vargjet e lira), Tiranë 1991, dhe në gjermanisht në vëllimin Freie Verse (Vargjet e lira), Idshtajn (Idstein) 1987; një antologji gjermanisht e poezisë shqiptare në Einem Adler gleich: Anthologie albanischer Lyrik vom 16. Jahrhundert bis zur Gegenwart (Si një shqiponjë: antologji e poezisë shqiptare nga shek. 16 deri me sot), Hildës’hajm (Hildesheim) 1988; dhe veprat e poetëve kosovarë Ali Podrimja (l. 1942) në Who Will Slay the Ëolf: Selected Poetry (Kush do të vrasë ujkun: poezi të zgjedhur), Nju Jork 2000; Flora Brovina (l. 1949) në vëllimin Call Me by My Name: Poetry from Kosova (Verma emrin tim: poezi nga Kosova), Nju Jork 2001; dhe Eqrem Basha (l. 1948)në vëllimin Neither a Wound nor a Song: Poetry from Kosova(S’është plagë s’është as këngë: poezi nga Kosova), Nju Jork 2003. Këto përkthime janë bërë në bashkëpunim me shkrimtaren kanadeze, Janice Mathie-Heck (Kalgari).

 

 

Të fundit