Flash News

KRYESORE

Amarda Toska: Vështirësitë gjatë karrierës dhe rroga ime e parë

Amarda Toska: Vështirësitë gjatë karrierës dhe rroga

E ftuar tek “Rudina” në Tv Klan, moderatorja e njohur Amarda Toska ka rrëfyervështirësitë e karrierës së saj si dhe ka folur dhe për rrogën e parë të cilen ajo nuk e ka marrë në Top Channel porn ë Klan.

Disa ditë më parë Ami dhe Ermali kanë festuar 10-vjetorin e biznesit të tyre në një ceremoni të mbajtur në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. 

“Mbaj mend që në fillim të biznesit, punoja në Portokalli. Të premten dhe të shtunën ishte shfaqja, ndërsa të dielën, ndërsa transmetohej Portokallia, unë isha në terren me tuta. Njerëzit shpesh edhe habiteshin kur më shikonin: Ami? më pyesnin me dyshim kur më shikonin ashtu…” tregon për Rudinen, Ami.

“Ishin vite me sfida dhe vështirësi të mëdha, shpeshherë edhe ekomike…” – tregon Ami duke shtuar se si fillim, ajo dhe Ermali kishin marrë një kredi, pastaj e ndihmonin biznesin edhe me rrogat në televizion: “Fillimisht kemi marrë një kredi, pastaj edhe me rrogat që merrnim edhe nga puna në televizion… Ishim shumë të rinj atëherë…” – kujton ajo.

Ndërsa Rudina ndërhyn duke i kujtuar punën dhe rrogën e saj të parë: “Po ti rrogën e parë e ke marrë në Klan apo jo?” – e pyet moderatorja: “Është e vërtetë, rrogën e parë e kam marrë në Klan dhe i jam shumë mirënjohëse Klanit për mundësinë që më ka dhënë. Në atë kohë, unë sapo kisha mbaruar shkollën e mesme kur u bëra pjesë e grupit të Albit…” – thotë moderatorja.

Të fundit