Flash News

KRYESORE

Amazon revolucionarizon blerjen e ushqimeve

Amazon revolucionarizon blerjen e ushqimeve

Ti skanon një kod QR ndërkohë që hyn në dyqan. Pas kësaj, je i lirë të bësh blerjet që dëshiron vetëm falë aplikacionit Amazon Go në telefonin tënd.

Ekzistojnë sensorë të peshës në rafte për të kuptuar nëse një artikull është marrë ose apo është vendosur sërish në vend. Dhe disa artikuj mbartin një kod vizual, si një bar kod, për t’i ndihmuar kamerat t’i identifikojnë ato. Amazon nuk ka dhënë ndonjë informacion se sa i saktë është sistemi. Megjithatë, një gazetar u përpoq të vidhte disa pije, por sistemi e diktoi dhe i shtoi ato në faturën e tij.

Kompania akoma nuk ka në plan t’ua prezantoj këtë teknologji rrjeteve të tjera të dyqaneve ushqimore. Ndërkohë, shitësit shprehen se sa më shpejt të bëjnë blejë klientët, aq më të shumta janë mundësitë që ata të kthehen sërish në dyqan.

Brian Olsavsky, drejtori financiar i Amazon, është shprehur se konkurrentët duhet të presin më shumë dyqane Amazon në muajt dhe vitet në vazhdim. “Do të shihni më shumë zhvillime nga Amazon. Është akoma herët, prandaj planet tona do të zhvillohen me kalimin e kohës,” tha ai në muajin tetor.

Të fundit