Flash News

KRYESORE

Ambadaori Lu rrëfen një sekret për dekriminalizimin

Ambadaori Lu rrëfen një sekret për dekriminalizimin

Gjatë intervistës në emisionij ‘Opinion’, ambasadori amerikan Donald Lu ka folur edhe për ligjin e dekriminalizimit. Në këtë pikë, ambasadori rrëfeu një sekret ku tha se ka pasur politikanë dhe parti që në fakt kanë hequr njerëz nga listat e tyre pa shumë zhurmë.

“Do t’ju tregoj një sekret. Ka pasur politikanë dhe parti që në fakt kanë hequr njerëz nga listat e tyre pa shumë zhurmë. Ju nuk shihni gjithçka që ndodh por në fakt ka pasur përparim edhe përpara zgjedhjeve. Njerëzit duhet ta dinë se ka pasur përparim të madh në heqjen e këtyre njerëzve por edhe në parandalimin e përfshirjes së tyre në listë. Kjo do të vazhdojë. Kjo është pjesë e kontributit të Amerikës ndaj politikës shqiptare, përpjekja e fortë për të parandaluar që këta kriminelë të shërbejnë në qeverinë tuaj. Nëse ata shërbejnë në qeverinë tuaj, ju jeni një aleat më i dobët i NATO-s për ne. Është në interesin vetjak të Amerikës që të mos ketë kriminelë në Kuvend dhe në bashki”, deklaroi ambasadori amerikan, Donald Lu.

Të fundit