Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Ambasada amerikane e quan 2 marsin e Metës tubim politik, thirrje për kujdes qytetarëve të vet
Ambasada amerikane në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët e vet që të bëjnë kujdes në datën 2 mars, kur do të zhvillohet protesta e presidentit Meta.
Duke e quajtur një tubim politik, përmes një njoftimi zyrtar ambasada bën me dije vendndodhjen, duke sqaruar se demonstratat e kaluara kanë përfshirë dhunën.
“Forcat e sigurisë kanë përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.
Kohëzgjatja e tubimit të pritshëm është e panjohur. Demonstratat e kaluara kanë përfshirë dhunën”, sqaron ambasada amerikane në njoftimin zyrtar.
Ambasada apelon qytetarët amerikane që të mos ndërrmarin veprimet si më poshtë:
- Shmangni pikat e mundshme të zhvillimit të tubimit, përfshirë Bulevardin Kombëtar.
- Monitoroni median lokale për zhvillime
- Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj
- Mos u përfshini
Njoftimi zyrtar