Flash News

KRYESORE

Ambasada Amerikane, e shqetësuar nga protesta e nesërme para Parlamentit, paralajmëron qytetarët e saj për akte dhune

Ambasada Amerikane, e shqetësuar nga protesta e nesërme para

Në një njoftim të saj Ambasada e SHBA-së informon qytetarët e SH.B.A.-së për mundësinë e dhunës dhe veprimeve të dhunshme gjatë demonstrimeve që do të mbahen rreth ndërtesës së Parlamentit në qytetin e Tiranës, më 9 shtator 2017, rreth orës 16:00.

Ambasada, edhe pse nuk ka nodnjë sinjal apo njoftim të saktë se mund të ketë veprime të dhunshme, “u kujton qytetarëve të SH.B.A.-së se edhe demonstrimet dhe ngjarjet e mëdha që synojnë të jenë paqësore mund të kthehen në konfrontime. Shmangni zonat e demonstratave dhe ushtroni kujdes nëse ndodheni në afërsi të ndonjë tubimi të madh, protestave ose demonstrimeve. Tubimet e mëdha publike mund të ndikojnë në të gjitha arteriet e mëdha hyrëse në qytetin në të cilin ndodhin.

Shqyrtoni planet tuaja personale të sigurisë, bëhuni të vetëdijshëm për mjedisin tuaj, duke përfshirë ngjarjet lokale dhe të monitoroni stacionet lokale të lajmeve për përditësime. Eshtë e domosdoshme ruajtja e nivelit të lartë të vigjilencës dhe marrja e hapave të duhura për të rritur sigurinë tuaj personale dhe për të ndjekur udhëzimet e autoriteteve lokale.”, thuhet në njoftim e Ambasadës së SHBA-së.

Nesër do të nisë seanca për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe të përndjekurit e forca politike kanë njoftuar se do protestojnë para parlamentit.

Të fundit