Flash News

KRYESORE

Ambasada amerikane hap ankandin, nxjerr në shitje kamionë dhe mobilie

Ambasada amerikane hap ankandin, nxjerr në shitje kamionë dhe mobilie

Ambasada amerikane në Tiranë njofton hapjen e ankandit për shitjen e disa artikujve. Njoftimi është bërë në faqen e ambasadës në rrjetin social Facebook.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë shet dy kamionë, dy kontenierë transporti, dy strehëza për duhanpirësit, pajisje kompjuterike, mobilje zyrash, mobilje dhe pajisje shtëpiake dhe shumë artikuj të tjerë nëpërmjet ankandit “online””, teksa jep edhe adresën ku mund të aplikohet.

Ambasada njofton gjithashtu se “menjëherë pas këtij ankandi do të ketë edhe një tjetër që do të përqëndrohet kryesisht në shitjen e gjeneratorëve elektrikë dhe disa automjeteve”.

Të fundit