Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Ambasada Amerikane iu bën thirrje prokurorëve: Aplikoni për të qenë anëtarë të SPAK
Ambasada Amerikane, në një postim në faqen zyrtare në Facebook, iu ka bërë thirrje prokurorëve të aplikojnë për të qenë anëtarë të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Ambasada thekson se personat që përmbushin kriteret t’i përgjigjen kësaj thirrjeje për shërbim publik që është më shumë sesa thjesht një vend pune.
“Shqipëria po krijon një sistem të ri drejtësie, bazuar tek pavarësia, profesionalizmi dhe integriteti. Prokurorët të cilët mishërojnë këto ideale i përgjigjen një thirrjeje për shërbim publik që është më e lartë sesa thjesht një vend pune. Ne iu bëjmë thirrje këtyre njerëzve me kurajo që të bëhen pjesë e të ardhmes së Shqipërisë duke aplikuar për të qenë anëtarë të SPAK”, shkruhet në postimin e Ambasadës Amerikane.