All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Ambasada Amerikane: Kosova vendi me ajrin më të ndotur në botë

All - Paragraf - 1

Cilësia e ajrit në kryeqytetin e Kosovës ka arritur në nivel alarmues,  duke i tejkaluar të gjitha standardet e rekomanduara.  Gjatë matjeve të fundit të bëra nga Ambasada Amerikane, Prishtina kryeson vendin e pare, si vendi me ajrin më të pashëndetshëm në botë.  Situata alarmante që rrezikon seriozisht jetën në Kosovë, po shikohet me shqetësim nga qytetarët, të cilët kanë paralajmëruar protesta ditën e mërkurë. Ndërkohë Kryetari i parlamentit Kadri Veseli ka bërë thirrje për një seancë urgjente

All - Paragraf - 3

Niveli i ndotjes së ajrit në Prishtinë ka sjellë një situatë alarmante në të gjithë Kosovën, pasi vazhdon të jetë nën masën e lejuar dhe po përbën rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve. Sipas vlerës së matjes të cilësisë së ajrit, të cilën e ka ofruar Ambasada Amerikane në Kosovë, ajri është klasifikuar në zonën e rrezikut me të kuqe.

Në anën tjetër, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se janë duke përcjellë në vazhdimësi nivelet e larta të ndotjes së ajrit në Kosovë e kryesisht në Prishtinë dhe kanë bërë thirrje urgjente për banorët që të përdoren maskat në qytet.

Instituti rendit si burime potencialisht ndotëse, termocentralet elektrike, përdorimin e ngrohjes në sezonin e dimrit, automjetet e vjetëruara, trafikun e dendur, djegien e shtuar të karburanteve dhe lëndëve të ngurta, djegien e mbeturinave, mungesën e sipërfaqeve të mjaftueshme gjelbëruese dhe ndërtimet pa plan të mirëfilltë urbanistik. Ndër të tjerash ky Institut ka bërë të ditur se duke analizuar situatën alarmante në vend propozon që të ketë masa strategjike, specifike, si dhe masa individuale.

Ekologu Shyqri Dumani për Express ka thënë se kushtet e kqia meteorologjike po ndihmojnë që situata me ndotje të ajrit të shkojë drejt përkeqësimit. Shoqëria civile ka paralajmëruar protesta masive ditën e mërkurë përmes rrjetit social Facebook.  Ndërkohë Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka iniciuar një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për të zgjidhur problemin e ndotjes së ajrit në Prishtinë Kryeparlamentari Veseli ka paralajmëruar përmes një statusi në "Facebook" se seanca e Kuvendit për adresimin e këtij problemi do të mbahet shumë shpejt. (Ora news)

 

 

 

Të fundit