Flash News

KRYESORE

Ambasada amerikane me deklaratë të njëanshme

Ambasada amerikane me deklaratë të njëanshme

Një deklaratë në kohë reale e ambasadës amerikane në Tiranë e ka dënuar dhunën në protestën e sotme të opozitës. Deklarata është qartësisht e anshme duke dënuar dhunën e protestuesve, por pa përmendur gazin lotsjellës e hedhur në sasi të papara nga Policia dhe as dhunën e ushtruar nga uniformat e rendit mbi protestuesit.

E ngarkuara me punë e Ambasadës amerikane në Tiranë e ka shprehur edhe më parë publikisht simpatinë për policinë duke e konsideruar atë si një ndër organizatat më të mira në Europë.

Deklarata e Ambasadës:

Ambasada e SHBA dënon dhunën e pranishme gjatë protestës së sotme. Objektivi i deklaruar i opozitës për ta bërë demokracinë e Shqipërisë më të fortë shkon kundër dhunës që është duke u ushtruar nga protestuesit. Dhuna është thelbësisht jodemokratike dhe duhet të ndalojë. Drejtuesit e protestës kanë përgjegjësinë të nxisin qetësi. Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje

Të fundit