Flash News

KRYESORE

Ambasada amerikane mesazh për drejtësinë: Mbështesim viktimat e krimit edhe në këtë kohë të vështirë

Ambasada amerikane mesazh për drejtësinë: Mbështesim

Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një mesazh në faqen zyrtare në Facebook sa i takon Reformës në Drejtësi.

Ajo është ndalur te viktimat e krimit, për të cilat thekson se do të vijojë të mos e kursejë mbështetjen, edhe gjatë kësaj kohe të vështirë.

Ambasada sqaron se në 2016, OPDAT ndihmoi zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm me krijimin e programit të parë shqiptar për mbrojtjen e viktimave të krimit, kurse në 2019, programi u zgjerua në të gjitha rrethet.

Mesazhi i ambasadës amerikane

🇦🇱 | Ndërsa sistemi i drejtësisë penale duhet të sigurojë të drejtën e të pandehurit për një gjykim të drejtë, Koordinatorët e Viktimave sjellin balancë në sistem duke u siguruar që viktimat e krimeve të rënda të marrin informacionin dhe mbështetjen për të cilën ata kanë nevojë. Në 2016, OPDAT ndihmoi zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm me krijimin e programit të parë shqiptar për mbrojtjen e viktimave të krimit.

Në 2019, programi u zgjerua në të gjitha rrethet. Tani, Ambasada vijon të japë mbështetje, edhe gjatë kësaj kohe të vështirë. Koordinatorët punojnë nga shtëpitë e tyre falë ndihmës teknike nga OPDAT. Kjo u mundëson atyre të vazhdojnë të ofrojnë udhëheqje kritike mbi procesin për viktimat e krimeve.

Të fundit