Flash News

KRYESORE

Ambasada Amerikane në Tiranë ftesë për të gjithë: Bashkohuni me ne!

Ambasada Amerikane në Tiranë u ka drejtuar të gjithë shqiptarëve që mbështesin kauzën pro komunitetit LGBT një ftesë për pjesëmarrjen e një aktiviteti që pritet të organizohet ditën e diel.

Sipas ambasadës, nesër në Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, Aleanca LGBT dhe ProLGBT do të zhvillojnë një paradë me biçikleta para Pallatit të Kongreseve.

“Në kuadrin e Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, Aleanca LGBT dhe ProLGBT do të mbajnë ecjen vjetore me biçikleta në Tiranë, nesër, 13 maj, në orën 11, përpara Pallatit të Kongreseve. Bashkohuni me ne në mbështetje të komunitetit LGBTI kundër diskriminimit dhe homofobisë”, shkruan ambasada e USA në Tiranë.

Të fundit