Flash News

KRYESORE

Ambasada Amerikane në Tiranë përkujton 26 korrikun 1990

Ambasada Amerikane në Tiranë përkujton 26 korrikun 1990

Me anë të një postimi në facebook, Ambasada Amerikane në Tiranë përkujton 26 korrikun 1990: “Më 26 korrik 1990, Presidenti Xhorxh H.W. Bush nënshkroi Aktin për Amerikanët me Aftësi të Kufizuara (ADA) në ligj. Ky ligj historik i të drejtave të njeriut ndalon diskriminimin e personave me aftësi të kufizuara në shumë aspekte të jetës publike duke përfshirë punësimin, transportin dhe shërbimet publike. Rezulton se 20% e amerikanëve kanë një lloj aftësie të kufizuar. ADA ka rritur pjesëmarrjen publike të personave me aftësi të kufizuara dhe ka sjellë ndryshime të rëndësishme në jetën e tyre të përditshme. Universitetet, gjykatat, qendrat e votimit dhe bibliotekat janë vetëm disa vende që janë bërë të mundura të vizitohen nga amerikanët me aftësi të kufizuara për shkak të ligjit ADA. Gjatë 27 viteve të fundit, më shumë se 180 vende në botë kanë miratuar legjislacion të ngjashëm me ADA.”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Të fundit