Flash News

KRYESORE

Ambasada Amerikane ngre alarmin, simboli i përbashkët me Shqipërinë në rrezik

Ambasada Amerikane ngre alarmin, simboli i përbashkët me

Në një postim në Facebook Ambsada Amerikane në Tiranë ka shtruar pyetjen se çfarë mund të bëjmë  për të ruajtur specien që është simbol i përbashkët i Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bëhet fjalë për shqiponjën që është simbol i Shqipërisë dhe SHBA-ve.

“A e dini që shqiponja është simbol si për Shqipërinë ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara? Në Shtetet e Bashkuara, shqiponja kryebardhë u hoq nga lista federale e specive të kërcënuara dhe rrezikuara më 9 gusht 2007 dhe specia tani është në lulëzim. Për fat të keq, shqiponja është në rrezik në Shqipëri. Çfarë mund të bëjmë për t’i ruajtur këto specie të jashtëzakonshme? #WorldWildLifeDay (Foto: AP)”, shkruan Ambasada Amerikane në Tiranë.

Të fundit