Flash News

KRYESORE

Ambasada amerikane ‘njeh’ Aleancën për Teatrin: nuk e konsideron politike protestën e sotme

Ambasada amerikane ‘njeh’ Aleancën për Teatrin: nuk e

Ambasada e ShBA, me anë të një njoftimi elektronik, i ka paralajmëruar sërish nënshtetasit amerikanë që të kenë kujdes sot, me rastin e protestës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Duke bërë njëkohësisht edhe ‘njohjen’ e protestës së AMT, të cilën e konsideron demonstratë të një ‘grupi” dhe jo ‘protestë politike’, siç bënte në komunikatën e para dy ditëve kur artistë, aktivistë dhe qytetarë u mblodhën pranë Ministrisë së Brendshme për të protestuar për prishjen e Teatrit.

Ambasada është shtyrë, ndoshta, edhe nga fakti se krerët e Aleancës nuk lejuan eksponentë politikë të ngjiteshin në tribunë, duke ia hequr kështu rezistencës së tyre epitetin ‘politike’.

Mosreagimi i Ambasadës Amerikane, pas prishjes së Teatrit, por edhe dhunës së shpërpjestuar të ushtruar nga Policia kundër aktivistëve, artistëve dhe gazetarëve, ka zgjuar habi, por edhe pakënaqësi në disa qarqe që e shohin prishjen e Teatrit si një vendim të gabuar dhe korruptiv të ‘qeverisë Rama’ dhe Bashkisë Tiranë.

Të fundit