Flash News

NDËRKOMBËTARE

Ambasada Amerikane paralajmëron shqiptarët për lotarinë: Kini kujdes nga këto email-e

Ambasada Amerikane paralajmëron shqiptarët për lotarinë:

Departamenti Amerikan i Shtetit, nëpërmjet Ambasadës ka njoftuar të gjthë aplikantët të cilët kanë aplikur për lotarinë amerikane 2017-2018 se nuk do të njoftohen me e-mail nëse ata do të jenë fitues apo jo.

Ambasada kërkon prej aplikantëve të shikojnë vetëm në faqen zyrtare dvlottery.state.gov nga 2 Maji 2017 për ta vërtetuar nesë janë fitues të lotarisë. Gjithashtu bejnë me dije që aplikantët duhet të kenë kujdes nga e-mail-et e rreme që u vinë në lidhje me lotarinë.

Deklarata e plotë e Departamenti Amerikan i Shtetit:

“Miq, ju lutem mos harroni: Departamenti Amerikan i Shtetit nuk do t’ju kontaktojë nëpërmjet postës elektronike për t’ju njoftuar nëse ju jeni përzgjedhur për lotarinë DV-2018 apo jo; ju duhet të hyni në  dvlottery.state.gov duke filluar nga 2 maji 2017 për të mësuar nëse ju jeni përzgjedhur.

Kenny dhe unë sapo kemi zbuluar disa emaile të rreme, si më poshtë. Ju lutemi shpërndajini ato me miqtë tuaj dhe tregojuni atyre që emaile të tilla janë të rreme! Nëse ju vijnë të tilla emaile, injorojini ato! Le të mbrojmë veten nga mashtrimet e Vizave të Lotarisë!”

Të fundit