Flash News

KRYESORE

Ambasada Amerikane poston foton nga Kalaja e Gjirokastrës

Ambasada Amerikane poston foton nga Kalaja e Gjirokastrës

Në postimin e ditës së sotme Ambasada Amerikane ka zgjedhur si përshëndetje, për foto të ditës një pamje nga kalaja e Gjirokastrës, shoqëruar me shënimin: “Foto e ditës: Pamje nga Kalaja e Gjirokastrës, ku zyra e USAID-it dhe Korpusit të Paqes në Shqipëri kanë punuar së bashku për të rinovuar këtë vend të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. (Foto nga Korpusi i Paqes-Shqipëri) | 25 korrik 2017”.

Herë pas here Ambasada Amerikane poston foto nga Shqipëria dhe realiteti ynë, duke promovuar miqësinë dhe mbështjen e kësaj ambasade për popullin tonë. Një ditë më parë vetë ambasadori amerikan Lu mori pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të ri të Shqipërisë, Ilir Meta, por fotoja e ditës është kjo pamje e bukur e kalasë…

Të fundit