Flash News

KRYESORE

Ambasada amerikane: Protesta është e drejtë qytetare, të zhvillohet paqësisht

Ambasada amerikane: Protesta është e drejtë qytetare, të

Ambasada amerikane ka komentuar protestën që pritet të zhvillohet më 16 shkurt, në Tiranë. Protesta është e iniciuar nga partitë opozitare.

Ambasada shprehet se është e drejta e qytetarëve për t’u mbledhur, për t’i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar për ndryshim pozitiv. Këto janë simbole të një shoqërie demokratike të lirë dhe të shëndetshme.

Gjithashtu, ambasada bën thirrje që protesta të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe të mos ketë incidente.

“E drejta e qytetarëve për t’u mbledhur, për t’i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar për ndryshim pozitiv janë simbole të një shoqërie demokratike të lirë dhe të shëndetshme. Është një e drejtë që ushtrohet shpesh në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, kjo e drejtë duhet ushtruar paqësisht. Dhuna kundër njerëzve ose pronës është e papranueshme. Ne iu bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë përfshirë në protestën e së shtunës, dhe të gjithë udhëheqësve politikë shqiptarë, të refuzojnë dhunën dhe të sigurohen që protestat të zhvillohen paqësisht dhe në mënyrë konstruktive”, shkruhet në postimin e ambasadës amerikane në Facebook.

Të fundit