Flash News

KRYESORE

“Ambasada amerikane refuzon vizën për Ramush Haradinajn”

“Ambasada amerikane refuzon vizën për Ramush Haradinajn”

Ambasada amerikane ne Prishtine i ka refuzuar vizen kryeministrit Ramush Haradinaj, kështu që nuk do të mund të marrë pjesë në një konferencë për Ballkanin në fillim të muajit shkurt, ka mësuar “Al Jazeera Balkans”.

Sipas informacioneve te kësaj media, Departamenti i Shtetit ka konfirmuar se Haradinaj nuk ka marrë vizë për shkak të ngritjes 100% të taksës për produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja.

Haradinaj duhej të merrte pjesë në këtë konferencë, dhe mungesa e tij u konfirmua nga një nga organizatorët.

Sot, kryeministri i Kosovës njoftoi se Qeveria e Kosovës është e gatshme të pezullojë përkohësisht taksat mbi mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina me garancitë ndërkombëtare për nënshkrimin e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, që do të rezultojë në njohjen e Kosovës.

Të fundit