Flash News

KRYESORE

Ambasada Amerikane thotë se nuk e di sa do zgjasë protesta e 16 shkurtit

Ambasada Amerikane thotë se nuk e di sa do zgjasë protesta e 16

Ambasada amerikane me anë të një njoftimi u bën thirrje nënshtetasve amerikanë dhe personelit të shmangin ato që i konsideron si 'pika të nxehta' ku do përqendrohet protesta e së shtunës e opozitës. Njoftimi i Amabsadës jep, pa e patur qëllim, edhe një skenar të protestës së opozitës të shtunën kur njofton se pikat e tubimit përfshijnë por nuk kufizohen te Bulevardi 'Dëshmorët e kombit' (pranë Kryeministrisë), Zogu i Zi, Qyteti Studenti dhe stadiumi 'Selman Stërmasi'.

Këtu do të mblidhen demonstruesit sipas komunikatë së Ambasadës, në mëngjes, dhe më pas do të lëvizin drejt Kryeministrisë për t'u grumbulluar aty rreth orës 11.00.

Një tjetër 'raportim' i komunikatës është fakti se "kohëzgjatja e demonstratës nuk dihet".

Njoftimi i Ambasadës nuk ka tone alarmante përveç gjuhës së zakonshme të komunikimeve të këtij lloji dhe nuk flet për dhunë apo kërcënim të qytetarëve apo interesave amerikane nga protestuesit.

Të fundit