Flash News

KRYESORE

Ambasada amerikane uron Luiza Gegën dhe Izmir Smajlaj

Ambasada amerikane uron Luiza Gegën dhe Izmir Smajlaj

Ambasada Amerikane në Tiranë ka uruar dy sportistët shqiptarë, Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj, pas shpalljes kampionë ballkani gjatë Lojërave Ndërkombëtare të Sallave të Mbyllura.

“Urime atletëve shqiptarë Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj të cilët fituan medalje ari dhe u shpallën kampionë ballkani gjatë Lojërave Ndërkombëtare të Sallave të Mbyllura që u mbajtën dje në Stamboll të Turqisë. Gega fitoi në garën e 3000 metërshit ndërsa Smajlaj në kërcim së gjati”, uron ambasada e SHBA-ve në rrjetin social Facebook.

Të fundit