Flash News

KRYESORE

Ambasada austriake një vit më parë: Urime Shqipëri për hapjen e negociatave!

Mes ambasadave që njoftonin hapjen e negociatave për Shqipërinë me Bashkimin Europian, perveç asaj amerikane, ishte edhe ajo austriake në Tiranë. Përfaqësia e rendësishme diplomatike, në një postim në ‘Facebook’ më 28 qershor 2018 përgëzonte vendin për hapin e rëndësishëm, që do të zyrtarizohej pikërisht në qershor të 2019-ës.

“Procesi i pranimit të Shqipërisë në BE: pas një dite të gjatë dhe negociatash intensive në Luksemburg, vendet anëtare të BE-së ranë dakord për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë në një afat të përcaktuar kohor, qershor 2019. Përgatitjet teknike për fazën e negociatave mund të fillojnë menjëherë. Austria ka qenë tradicionalisht një përkrahëse e fortë dhe avokate në këtë proces dhe do të mbetet në anën e Shqipërisë! Urime Shqiperi!”, shkruante  ambasada austriake në shqip dhe anglisht.

Pas Samitit të Berlinit, u konfirmua se negociatat jo vetëm që nuk do të hapen në Qershor siç u propagandua por vendimi do të shtyhet në Shtator.

Të fundit