Flash News

KRYESORE

Ambasada e BE mesazh në ditën e Tokës: Pandemia na kujton se çfarë është në rrezik për planetin

Ambasada e BE mesazh në ditën e Tokës: Pandemia na kujton se

Në ditën ndërkombëtare të ditës së Tokës, ambasada e Bashkimit Europian ka dhënë një mesazh të rëndësishëm, në kohën kur e gjithë bota po përballet me pandeminë coronavirus.

Në një postim në Facebook, BE shkruan se bota po përballet me dy sfida: pandeminë Covid 19 si edhe katastroën që po rritet në klimën tonë.

BE thekson që pandemia nuk duhet ta ndalë luftën për të mbrojtur planetin tokë.

"Dita e tokës 2020 po shënohet nga dy kriza. Njëra është pandemia COVID-19. Tjetra është një katastrofë që po rritet gradualisht për klimën tonë.

Ne mund t’i zgjidhim, do t’i zgjidhim dhe duhet t'i zgjidhim të dyja sfidat. Bota nuk ishte e përgatitur për coronavirusin e ri. Por kemi ende kohë për t'u përgatitur - në çdo pjesë të botës - për krizën klimatike.

Kjo pandemi nuk do t’i heshtë zërat tanë. Përkundrazi, na kujton se çfarë është në rrezik për planetin. Dhe ndonëse po na mban larg, ajo gjithashtu po na bashkon për të ndërmarrë luftën për shtëpinë tonë të përbashkët. Do të bashkoheni me ne", shkruhet në postimin e ambasadës së BE-së.

 

Të fundit