Flash News

KRYESORE

Ambasada e ShBA njofton zhvillimin e ceremonisë së Çmimeve Ndërkombëtare Neustadt më 19 tetor

Ambasada  e ShBA njofton zhvillimin e ceremonisë së Çmimeve

Ambasada  e ShBA në Tiranë ka dhënë lajmin se më 19 tetor do të mbahet ceremonia e  Çmimeve Ndërkombëtare Nustadt, fitues i së cilës është shpallur shkrimtari Ismail Kadare.

Ambasada shkruan se këtë vit ngjarja do zhvillohet online dhe pa pagesë për të gjithë ata që duan të regjistrohen.

“Kemi kënaqësinë të njoftojmë se shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë të këtij viti. Si një nga ngjarjet më të mëdha të letërsisë botërore, Festivali Neustadt i Letërsisë është një festim i librave dhe kulturës ndërkombëtare, sponsorizuar nga Ëorld Literature Today dhe organizuar nga Universiteti i Oklahomës. Këtë vit, ngjarja do të zhvillohet virtualisht dhe do të jetë pa pagesë për të gjitha ata që regjistrohen. Ju ftojmë të bashkoheni me ne dhe të shohim me krenari poetin dhe novelistin më të njohur të Shqipërisë teksa nderohet për arritjet e tij”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Të fundit