Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Ambasada e SHBA në Tiranë reagon sërish për rrjetin 5G: Mbështesim qasjen e Shqipërisë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka reaguar sërish lidhur me rrjetin 5G, që pritet të implementohet edhe në Shqipëri.
Në një reagim në rrjetet sociale, ambasada sqaron se qasja lidhet me konkurrencën që vjen nga Kina, nisur edhe nga deklarata e Leyla Moses-Ones.
“Gazetaria” shkel e shko dhe çorientuese, që synon të shtrembërojë politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rrjetin 5G, nuk e ndryshon të vërtetën. Faktet janë këto: Shtetet e Bashkuara e mbështesin qasjen e matur dhe të përgjegjshme të Shqipërisë për rrjetin 5G. Leyla Moses-Ones , e Ngarkuara me Punë, javën e kaluar në Konferencën “Politika e Sh.B.A. në Ballkanin Perëndimor : “Shqipëria tashmë po bën gjënë e duhur duke ushtruar vigjilencë në mbrojtje të rrjeteve të saj. Edhe një herë, disa gjëra në Shqipëri thjesht nuk janë për shitje “.
Më herët, ambasada shkroi në një status: Rrjeti 5G do të shtrihet shumë shpejt kudo por a keni besim në kompanitë që po ndërtojnë rrjetet 5G? Si mund ta dini se ato nuk do të keqpërdorin të dhënat tuaja?