Flash News

KRYESORE

Ambasada e SHBA publikon foton e rrallë, pullë amerikane me imazhin e flamurit shqiptar

Ambasada e SHBA publikon foton e rrallë, pullë amerikane me imazhin e

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka publikuar sot në “Facebook” në rubrikën “Foto e Ditës” një pullë amerikane me imazhin e flamurit shqiptar.

Sipas ambasadës pulla është lëshuar në vitin 1943.

“Foto e Ditës/ Një pullë amerikane me imazhin e flamurit shqiptar, lëshuar më 1943” shkruhet në faqen zyrtare të Ambasadës.

 Kjo foto është një tjetër tregues për miqësinë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Marrëdhëniet me SHBA-në mbeten të rëndësisë parësore dhe strategjike për Shqipërinë.

 Bashkëpunimi dhe partneriteti midis dy vendeve është i orientuar në drejtim të forcimit të stabilitetit, paqes dhe zhvillimit rajonal.

 

 

Të fundit