Flash News

KRYESORE

Ambasada e SHBA uron Fiter Bajramin: Një ditë si kjo, mundësi për të reflektuar

Ambasada e SHBA uron Fiter Bajramin: Një ditë si kjo, mundësi

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka uruar festën e Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.

Në një reagim në FB, ambasada e SHBA thekson se më shumë se kurrë, kjo ditë ofron një mundësi për të reflektuar mbi angazhimin e përbashkët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata.

“Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, iu shprehim urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë Fiter Bajramin. Sot, më shumë se kurrë, kjo ditë ofron një mundësi për të reflektuar mbi angazhimin tonë të përbashkët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata. Ndërsa bota përballet me sfida të reja, ne shpresojmë dhe urojmë që ky vit të sjellë shëndet të mirë dhe gëzim në familjet e të gjithëve! Gëzuar Bajramin!” , shkruan ambasada e SHBA.

Ditët e fundit, ambasada e SHBA ka qenë mjaft aktive përmes mesazheve të saj të prera për politikën shqiptarë, kryesisht në zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe atë Zgjedhore.

Të fundit