Flash News

KRYESORE

Ambasada e SHBA: USAID do të japë 37 mln dollarë për vendet e prekura nga COVID-19, përfiton edhe Shqipëria

Ambasada e SHBA: USAID do të japë 37 mln dollarë për vendet

Ambasada e SHBA në Tiranë shkruan sot se Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar do të ofrojë ndihmë financiare për disa nga vendet e prekura me Covid-19, përfshirë edhe Shqipërinë.

“Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) do të japë 37 milionë dollarë për financimin e 25 vendeve që janë prekur nga COVID-19 ose janë në rrezik të lartë të përhapjes së këtij virusi.

“Ky angazhim , së bashku me qindra miliona dollarë të dhuruara bujarisht nga sektori privat amerikan – tregojnë udhëheqjen e fortë të Shteteve të Bashkuara në përgjigjen ndaj shpërthimit të këtij virusi”, tha Sekretari i Shtetit Mike Pompeo gjatë shpalljes së kësaj ndihme”, shkruan ambasada në rrjetet sociale.

Të fundit