Flash News

KRYESORE

Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë: Nga 1 tetori të gjitha llojet e vizave për qytetarët

Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë: Nga 1 tetori të gjitha llojet e

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka ndarë një lajm me rëndësi për qytetarët që duan të marrin vizë në një shtet të huaj.

Ambasada njoton se duke filluar që nga data 1 tetor 2019 në ndërtesën e re të kësaj ambasade në kryeqytet do të jepen të gjitha llojet e vizave.

Në videon e shpërndarë në ‘Facebook’ jepen të gjitha instruksionit përkatëse përmes zyrtarit James Finan. Zyrtari sqaron se nuk duhet marrë me vete asgjë tjetër përveç gjërave që kërkohen gjatë intervistimit, në mënyrë që të mos ketë vonesa gjatë procesit të verifikimit brenda ambasadës. Më pas aplikuesit kalojnë në dhomën e intervistave brenda ambasadës.Më herët, përpara ndërtimit të ambasadës së re shtetasit e Kosovës ishin të detyruar t’i drejtoheshin Shkupit për të aplikuar për viza.

Të fundit