Flash News

KRYESORE

Ambasada e SHBA zbardh takimin e kongresmenëve me Metën dhe Bashën

Ambasada e SHBA zbardh takimin e kongresmenëve me Metën dhe

Ambasada amerikane në Tiranë nëpërmjet një postimi të bërë në facebook, ka dhënë më shumë detaje sa i përket dy takimeve që u zhvilluan ditën e sotme midis dy kongresmenëve amerikan me Presidentin e Republikës Ilir Meta dhe kreun e opozitës Lulzim Basha. Ambasada amerikane bën me dije se fokusi i këtyre takimeve ishte lufta kundër terrozimit dhe zbatimi i reformave.

“Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve Devin Nunes dhe Rick Crawford vizituan Shqipërinë, ku u takuan me një sërë udhëheqësish për të diskutuar çështje të ndryshme, përfshirë aleancën e NATO-s, sigurinë rajonale, bashkëpunimin për mbrojtjen dhe luftën ndaj terrorizmit, si dhe marrëdhëniet dypalëshe. Gjatë vizitës së tyre, Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve Nunes dhe Crawford u takuan me Presidentin Meta, Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, dhe zyrtarë të tjerë. Ata vunë theksin në rëndësinë e kontributit të Shqipërisë në luftën ndaj terrorizmit, rolin e vendit në stabilitetin rajonal dhe nevojshmërinë për zbatimin e reformave kyçe” thuhet në postimin e ambasadës së SHBA.

Të fundit