Flash News

KRYESORE

Ambasada e SHBA zbardh takimin e Yuri Kim me Majkon

Ambasada e SHBA zbardh takimin e Yuri Kim me Majkon

Ambasada e SHBA ka zbardhur takimin mes Yuri Kim dhe ministrit për Diasporën Pandeli Majko, zhvilluar një ditë më parë.

“Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim u takua me Ministrin për Diasporën Pandeli Majko në 19 shkurt. Gjatë diskutimit të tyre, ajo nënvizoi rolin e rëndësishëm që diaspora shqiptaro-amerikane luan në forcimin e lidhjeve midis vendeve dhe popujve tanë”, shkruan ambasada.

Po ashtu, ambasadorja Kim dje edhe me kryeministrin Edi Rama, Presidentin Ilir Meta dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, ku sipas saj në fokus të diskutimeve ka qenë Konferenca e Donatorëve, e cila kaloi pritshmëritë, duke mbledhur 1.15 miliardë euro për rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.

Të fundit