Flash News

KRYESORE

Ambasada Gjermane i bashkon, Meta ‘zhduk’ Ramën nga fotot

Ambasada Gjemane ka bërë bashkë sot kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta në eventin e organizuar me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë.

Protokolli kishte parashikuar që në krah të presidentit të ulej kreu i Kuvendi, Gramoz Ruçi, ndërsa një rresht pas tyre ndodhej kryeministri Rama.

Por ajo që është vënë re është fakti se në të gjitha fotot që Meta ka publikuar në facebook-un e tij, ai ka evituar të gjitha ato ku ka dalë edhe Rama.

Megjithatë, situata duket krejt miqësore me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi.

Të fundit